Masterclass with Rinesa
Një ditë e dedikuar edukimit, teknikës, eksperiencës dhe lidhjeve profesionale në beauty industry.
Më shumë se një Masterclass.
Masterclass with Rinesa mblodhi në Shkup profesionistë dhe entuziastë të industrisë së bukurisë për një ditë të plotë edukimi, demonstrimesh LIVE, networking-u dhe shkëmbimi profesional.
Eventi u organizua nga Flutur Magazine me qëllimin për të krijuar një hapësirë ku edukimi profesional, teknikat bashkëkohore dhe community të takohen në një eksperiencë të vetme.
Pjesëmarrëset patën mundësinë të mësonin drejtpërdrejt nga profesionistë aktivë të industrisë, të ndiqnin demonstrime në modele reale dhe të krijonin kontakte me profesionistë dhe brende të tjera të beauty industry.
“Një hapësirë ku beauty professionals mund të mësojnë, të lidhen dhe të rriten së bashku.”
Një ditë me Rinesën.
Në qendër të eventit ishte Rinesa, e cila ndau eksperiencën, teknikat dhe njohuritë e saj profesionale me pjesëmarrëset.
Përmes pjesës teorike dhe demonstrimeve LIVE, fokusi ishte jo vetëm tek realizimi teknik i trajtimeve, por edhe tek standardi i punës, trendet aktuale dhe zhvillimi profesional i një beauty artisti.
Masterclass-i krijoi mundësinë që pjesëmarrëset të shihnin nga afër proceset profesionale, të kuptonin arsyetimin pas teknikave dhe të merrnin njohuri që mund t'i aplikojnë në punën e tyre të përditshme.
Çfarë përfshiu Masterclass-i?
Lash Extensions
Trendet më të reja në industrinë e qerpikëve, efektet moderne dhe demonstrim LIVE i teknikave profesionale.
Brow Lamination
Brow Lamination, formësim profesional i vetullave dhe Shape & Tint në model real.
Korean Lash Lift
Procesi profesional hap pas hapi dhe demonstrim i teknikës Korean Lash Lift.
Permanent Makeup
Permanent Lips, Baby Eyeliner dhe demonstrime LIVE të teknikave të Permanent Makeup.
Xheneta Fetahu.
Si Special Guest e Masterclass with Rinesa, Xheneta Fetahu solli një demonstrim profesional të Brow Lamination, Shape & Tint.
Pjesëmarrëset patën mundësinë të ndiqnin procesin në model real, nga analiza dhe formësimi profesional i vetullave deri te ngjyrosja dhe rezultati final.
Përfshirja e saj solli një tjetër dimension edukativ në Masterclass dhe e zgjeroi eksperiencën përtej teknikave të qerpikëve.
Një eksperiencë përtej teknikës.
Masterclass with Rinesa nuk ishte vetëm një ditë trajnimi. Eventi krijoi hapësirë për networking, diskutime, bashkëpunime dhe krijimin e lidhjeve të reja profesionale.
Education
Njohuri profesionale dhe demonstrime të teknikave aktuale të industrisë.
Networking
Mundësi për t'u lidhur me artistë, profesionistë dhe biznese të beauty industry.
Community
Një hapësirë që afroi profesionistë me interesa, sfida dhe ambicie të përbashkëta.
Një event i realizuar së bashku.
Masterclass with Rinesa u realizua me mbështetjen e partnerëve dhe sponsorëve që ndanë vizionin tonë për të krijuar një eksperiencë profesionale dhe të kuruar deri në detaje.
The Pigment Albania
Zaam Events
Event Decor
Dora Bakery
Catering
Cine
Founded by Studio Cine
ELONÉ Beauty
Certifikimi & community.
Masterclass-i u përmbyll me ceremoninë e certifikimit, fotografi dhe momente të përbashkëta mes pjesëmarrëseve, artistëve dhe partnerëve.
Për Flutur Magazine, qëllimi i eventeve të tilla shkon përtej një dite edukimi. Synimi është të krijohen lidhje, eksperienca dhe mundësi që ndihmojnë në zhvillimin e një beauty community më profesional dhe më të lidhur.






