Event

06 March, 2024

"Sytë Tregojnë Storie"

“Sytë tregojnë storie,” një event i organizuar nga Flutur Cosmetics dhe komuniteti “Përtej Grimit”, është një ngjarje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve për shumë kohë. Për herë të parë, artistët më të njohur të industrisë së bukurisë shqiptare do të bashkohen në një event të përbashkët, duke treguar talentin dhe kreativitetin e tyre të jashtëzakonshëm. Kjo ngjarje do të jetë një mundësi unike për të parë nga afër punën dhe pasionin e artistëve që janë pas trendeve të bukurisë që i ndjekim çdo ditë. Kjo ngjarje ishte një mundësi unike për të gjithë pjesëmarrësit, një nga aspektet më të veçanta të këtij eventi është se një pjesë e profitit nga koleksioni i ri i Flutur Cosmetics është dhuruar për qendrën për të drejta të barabarta “Mollëkuqja”. Kjo qendër luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta në vendin tonë, duke ofruar mbështetje dhe burime për ata që kanë më shumë nevojë. Në këtë panel diskutimi pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të marrin këshilla të personalizuara nga artistët, ku panelistët e eventit ishin emra të njohur si Armend Ramadani, Sadete Elezi, dhe Keka F. Mahmudi, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre të vlefshme me pjesëmarrësit. “Sytë tregojnë storie” është më shumë se një event bukurie; është një platformë ku artistët mund të shprehin veten dhe të lidhin frymëzimin e tyre me komunitetin. Është një mundësi për të thelluar lidhjet mes profesionistëve të industrisë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.