Event
13 – 16 May, 2024
"Mounir" Workshop
Për herë të parë në Maqedoni, një workshop profesional me produktet e brendit të njohur Mounir! Në bashkëpunim me Mounir Products Kosovo, “Përtej Grimit” solli një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar potencialin artistik për të gjithë parukierët.
Çfarë mësuan pjesëmarrësit e kësaj punëtorie?
Detaje të plota mbi produktet e Mounir: U njohën me çdo aspekt të gamës së produkteve të Mounir dhe si ato mund të përmirësojnë cilësinë e punës.
Filozofinë unike të Mounir: mësuan konceptet që qëndrojnë pas suksesit të brendit dhe si ato mund të inspirojnë krijimtarinë e gjithë parukierëve.
Teknika revolucionare: Mësuan metoda të avancuara që garantojnë rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur standardet në industrinë e bukurisë.
Punëtoria u zhvilua në hapësirat e Studio Cine në Shkup.
