Sumeja Elmazi është make-up artiste që filloi punën para 7 viteve. Natyra e saj feministe e bëri që të merret dhe të punojë me të bukurën, duke bërë që çdo vajzë të ndihet e veçantë në ditën e tyre më speciale. Ajo e filloi karrierën e saj si pronare e studios së vet në Shkup. Sumeja ka bashkëpunime të ndryshme me disa agjenci të modës, brenda dhe jashtë shtetit.
